Ronaldo dhe Mesi refuzojnë ofertën e “çmendur”

Kristiano Ronaldo ka refuzuar një ofertë të “çmendur” për një spot publicitar në Arabinë Saudite nga autoritetet e turizmit të vendit islamik.

Oferta ishte për një fushatë marketingu dhe për promovimin e turizmit. Akordi ishte gjetur për një shifër rreth 6 milionëve eurove, e cila tregon se edhe Lionel Mesi ishte afruar për këtë fushatë marketingu dhe strategjie të PR-it, shkruan The Telegraph.

Përfaqësuesit e argjentinasit kanë vendosur për të mos e komentuar dhe duke mos e konfirmuar këtë afrim të “pleshtit” me fushatën e marketingut.

Marrëveshja do të përfshinte një angazhim për të vizituar Arabinë Saudite dhe më pas të përdorej fytyra e Kristiano Ronaldos për të gjithë materialin promovues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *