100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Turqi përmes krijimeve të nxënësve

Jepi Share

Nxënësit e shkollave të fondacionit turk Maarif në Shqipëri kanë zgjedhur të shpalosin krijimet e tyre në lidhje me 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë përmes vizatimeve dhe eseve. 

Një mori vizatimesh tregonin miqësinë, bashkëpunimin dhe afrimitetin e dy shteteve dhe popujve shqiptar e atij turk. Krahas vizatimeve disa nxënës të shkollave fillore, nëntëvjeçare dhe të mesme të Maarif në Shqipëri kishin zgjedhur të shpalosin talentin e tyre për këto marrëdhënie përmes eseve.

Dikush shkruante për bashkëpunimin ekonomik, dikush tjetër për marrëdhëniet historike e dikush tjetër për marrëdhëniet e shkëlqyera të ditëve të sotme, ndërsa kishte nga ata që përmes pikturës apo shkrimit përkufizonte marrëdhëniet mes dy vendeve si një pasqyrë e ndhimës, bashkëpunimit dhe vëllazërisë në kohë të mirë dhe të vështirë.

Përmes një ceremonie ku të ftuar, krahas Ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, ishin Koordinatori i Maarif në Shqipëri Mesut Özbaysar, Drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Tiranë Ömer Osman Demirbaş, diplomatë të atashuar në Shqipëri, studentë dhe prindër, u vlerësuan vizatimet më të bukura dhe u lexuan esetë më të mira.

Në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni Koordinatori i Maarif në Shqipëri Özbaysar tha: ‘Po shohim sot këtu filizat e reja shqiptare që rriten në shkollat tona të cilat përmes dorës së tyre na kanë dhënë mesazhe shumë të rëndësishme duke e treguar veten se janë shenja më e fortë e këtyre marrëdhënieve’.

Ndërsa e pranishme në këtë ceremoni ishte dhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila marrëdhëniet mes dy vendeve i tregon përmes një historie të ndodhur në vitin 1997. Sipas kësaj historie ‘një grup fëmijësh shkuan në Izmir dhe kaluan pushimet e verës atje. Fëmijët e dy vendeve kaluan kohë dhe luajtën së bashku. Një prej tyre isha dhe unë ku gjeta dhe shokun tim të parë që quhej Nadir. Unë mësova fjalën ‘seni seviyorum’. Ndërsa kur ndodhi një tërmet në Izmir unë isha në SHBA dhe Nadiri telefonoi dhe tha që ishte mirë, ndërsa 20 vite më pas telefonova unë dhe i thashë që jam mirë. Gjithsecili ka jetën e tij sot por ajo që mbetet është miqësia e vërtetë. Kjo është diplomacia.’

Në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni Ambasadori i Turqisë në Tiranë Atay tha se marrëdhëniet mes dy vendeve mund ti përmbledhe me disa fjalë: ‘Sinqeriteti, dashuria, mirësia’. “Jam i impresionuar nga interesi i fëmijëve të cilët kanë bërë punime shumë të bukura. Uroj dhe qindra vite të tjera të marrëdhënieve dhe më vjen keq që ky 100 vjetor përkon me një vit që ndodhi tërmeti, por unë jam shumë krenar për impenjimin dhe mbështetjen e shqiptarëve”, tha Atay, duke vënë theksin tek ndihma e ndërsjelltë e dy vendeve në rastet kur ndodhën tërmetet në Shqipëri dhe Turqi.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Silvio Berlusconi, populisti i parë, rekordmeni i korrupsionit, financues i mafies dhe magjistar i komunikimit. Portreti i sipërmarrësit që u bë politikan

Read Next

15 kandidatë për Avokatin e Popullit/ Institucionet Ndërkombëtare i rekomandojnë Kuvendit, Edison Frangun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular