“20 mijë euro për një vrasje”/ “Pentito” zbërthen grupin e Laçit dhe sulmin mbi Policinë

Jepi Share

Një nga personat e arrestuar nga prokuroria e Kurbinit, si pjesë e skuadrës që dyshohet se realizonin vrasje me pagesë dhe që shtinë me armë ndaj patrullës së policisë në Qafë-Kasharit, ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë dhe të tregojë rreth aktivitetit kriminal të grupit.

Gazetari Elton Qyno ka zbuluar se njëri prej të arrestuarve ka thyer heshtjen, duke marrë statusin e bashkëpunëtorit, dhe vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai u ka treguar punonjësve të policisë së Tiranës, se ishte paguar kundrejt 20 mijë euro nga një person tjetër për të vrarë me armë zjarri shtetasin, Alfred Gjoka, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Fushë-Kuqe të Laçit.

Gjoka është qëlluar disa herë me armë në një pritë në të cilën ka qenë dhe vetë bashkëpunëtori i prokurorisë. Nga sulmi me armë aso kohe, Gjoka nuk mbeti i lënduar, vetëm kamionçina në të cilin po udhëtonte pësoi dëme të vogla materiale.

Bashkëpunëtori ka treguar se plani për vrasjen e Gjokës në muajin Gusht 2021 ka dështuar, pasi objektivi ka reaguar shumë shpejt duke u larguar me kamionçinën e tij. Ai ka treguar dhe se për llogari të kujt dhe se kush ka paguar 20 mijë euro për eliminimin fizik të Alfred Gjokës.

Bashkëpunëtori, ka treguar dhe për mbrëmjen e 14 Janarit 2022 në zonën e Qafë-Kasharit, kur u sulmua me armë kundrejt policisë e cila  ishe vënë në ndjekje. Pikërisht kjo ngjarje ka çuar në zbulimin e grupit të vrasësve me pagesë.

Bashkëpunëtori u ka treguar oficerëve të policisë, se ai së bashku me personat e tjerë kanë kryer rreth 6 episode vjedhjesh në zonën e Laçit dhe Tiranës.

Ditë më parë, togat e zeza kanë lënë në masë “Burg pa afat”, shtetasit:

Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin;

Damjan (Besmir ) Lleshaj (Prela), 34 vjeç, banues në Mamuras, Kurbin, i dënuar më parë për vjedhje;

Robert Laci, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë;

Ilirian Feçi, 47 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali, për grabitje të bankave dhe trafikim të lëndëve narkotike;

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Erion Mulaj, 30 vjeç, banues në Durrës.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: M. M., 67 vjeç, banues në Durrës dhe E. V., 30 vjeçe, banuesë në Kurbin.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi Shpetim Kraja, 35 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Ata akuzohen për dy vrasje të mbetura në tentativë, dy vjedhje të automjeteve dhe vjedhje të sendeve personale dhe portofolit të një shtetasi që kthehej nga Gjermania, njoftoi Policia. Konkretisht,  Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, kundrejt pagesës 20.000 euro të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin Alfred Gjoka, më datë 17.08.2021.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Na mbyte! Nafta 2 mijë lekë, jemi me rroga ne jo si ju pushtetarët”, revoltohet qytetari, ja si përgjigjet Rama

Read Next

“Në studiot televizive shqiptare mbrohen bandat”, Ilir Demalia jep mesazhin e fortë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular