
Autori: Scott Ritter / Ish-oficer i zbulimit të Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara, dhe ish-inspektor i armëve i Komisionit Special të Kombeve të Bashkuara
Gjërat që mund të bëjnë shtetet gjatë periudhave të konfliktit si ky që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës, është që të shpallin “zonat përjashtuese”.
Siç e dimë, çdo shtet ka ujërat e tij territoriale që shtrihen deri në 12 milje nga bregu.
Ajo që mund të bëjë një shtet i caktuar është të thotë se ne do ta zgjasim atë për një periudhë kohore për arsye të veçanta të sigurisë kombëtare.
Kjo është diçka normale, e ka bërë Amerika, Kina, Rusia.
Pra, kjo është një zonë përtej 12 miljeve në të cilën shteti lajmëron gjithë shtetet e tjera se kjo është zonë sigurie.
Kështu aty nuk lundron dhe nuk fluturon asnjë mjet qoftë ushtarak apo tregtar.
Në lidhje me incidentin e dronit amerikan, Rusia kishte njoftuar për këtë shtrirje, por problemi qëndron nga ku fillon kjo hapësirë të konsiderohet. Sipas rusisë kjo shtrirje shkon përtej 12 miljeve duke filluar nga toka e Krimesë. Por Amerika e njeh Krimenë si tokë të Ukrainës, ndaj sipas Amerikës shtrirja fillon më tutje, pra nga kufiri i Rusisë pa Krimenë.

Në rastin e rrëzimit të dronit unë mendoj se Amerikanët kryen një provokim ndaj Rusëve.
Ne e dimë se në 2021 britanikët provuan të hyjnë me anije në këtë zonë. Në atë kohë rusët qëlluan të shtëna paralajmëruese dhe i thanë britanikëve se nëse do të lundronin ndonjëherë tjetër aty do t’ua fundosnin anijen pa paralajmërim.
Tani amerikanët dërguan dronin. Rusët fluturuan 19 herë pranë dronit për t’i kujtuar që duhej të largohej. Nëse nuk e kupton as herën e 19 -të, atëherë Rusia mund të bëjë gjëra të tilla si hedhja e karburantit në dron për t’i prishur aerodinamikën dhe për ta rrëzuar atë.
A quhet rrëzim nga Rusia apo jo , kjo pyetje u shtrua në publik. A ishte kjo për të bërë një grindje diplomatike?
Jo, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuar në biznesin e përdorimit të informacionit të inteligjencës që marrin nga Rusia për t’ia dhënë Ukrainës, në mënyrë që ukrainasit të mund të kryejnë sulme kundër Rusisë.
Kështu, Amerika është pjesëmarrës aktiv në konflikt.
Ata po përdorin një pretendim nga statusi ndërkombëtar i lirisë së fluturimit, duke thënë se ne jemi një palë e pafajshme e po lundronim në hapësirë ndërkombëtare.
Por në krahun tjetër inteligjenca mbledh informacion për vendodhjet e ushtrisë ruse, ia jep Ukrainës që ata të godasin pozicionet e ushtrisë ruse. Ai dron kishte mision për të grumbulluar informacion, këtë e pohon vetë ushtria amerikane, mirëpo çdo informacion i inteligjencës që i dërgohet Ukrainës prodhon ushtarë rus të vdekur.
Droni i përket një teknologjie tepër të sofistikuar, për më tepër ai fluturonte me transponderët e fikur për të qenë më i fshehtë në detyrën e tij operacionale. Mirëpo ai po fluturonte në një lartësi që është menjëherë e dallueshme. Ai po fluturonte nëpër hapësirën ajrore që rusët po e monitorojnë në çdo aspekt të tij.
Ai është kapur nga momenti që u ngrit deri në momentin që erdhi.
Për mendimin tim fikja e transponderëve nuk është bërë për të kaluar pengesën e radarëve të rusisë, po për të mos lënë gjurmë në sistemin ndërkombëtar të navigimit, sepse atje ka ca njerëz që nuk janë as ushtarak dhe as punonjës të qeverisë amerikane.
Në rast se droni do fluturonte me transponderët e ndezur, ata do ta shihnin rrugën e kryer nga droni dhe do të thoshin se edhe Amerika do të bënte të njëjtën gjë nëse do të afrohej ndonjë fluturues në atë distancë.
Pathi(rruga) e ndjekur nga droni do të bëhej publike.
Shtetet e Bashkuara po e mbështesin Ukrainën me para, me pajisje ushtarake dhe fshehurazi me njerëz në fushën e betejës. Droni u përfshi në një akt lufte duke spiunuar aspektet më të ndjeshme të ushtrisë ruse që përfshin mbledhjen e informacionit mbi ushtarët dhe pajisjet ushtarake ruse. Ai u dërgua në zonën e luftës nga autoritetet ushtarake amerikane.
Disa kongresmenë dolën në publik dhe folën ashpër duke nxitur administratën e presidentit që të dërgojnë përsëri dronë në atë zonë. Këta janë njerëz pa përvojë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe pa përvojë ushtarake.
Djema, ju po mendoni që të dërgoni dronë mijëra kilometra larg afër zonës së tyre ku ata kanë të gjitha mjetet përfshirë kundërajrorët S-400 që mund të rrëzojnë gjithçka që ne dërgojmë atje si akt lufte.
Për mendimin tim 3 kongresmenët po i hedhin benzinë zjarrit, ata po përpiqen të fusin amerikën në telashe.
