Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar nga Tropoja ku mbajti Foltoren ditën e sotme se Kuvendin Kombëtar do të shndërrojë në një forcë të madhe opozitare ashtu sikurse vepronte në vitin 1997. Berisha tha para demokratëve se opozita e asaj kohe ishte e vërtetë gjë që tërbonte vetë kryeministrin Fatos Nano.
E gjitha kjo tha Berisha sepse “ne ishim të vërtetë. Kështu do të jemi edhe në 11 dhjetor, 100 herë më të fuqishëm se në vitin 1997”, vijoi Berisha datë ku do të mbahet edhe Kuvendi Kombëtar i thirrur nga delegatët demokratë pas mbledhjes së firmave nga ana e mbështetësve të Berishës.