Ç’po ndodh me Lefter Kokën? U dënua për korrupsion, sot përfundon në spital. Ja nga çfarë vuan

Jepi Share


Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar prej me shumë se një muaji ka shfaqur probleme shëndetesore.


Bëhet me dije se ai ka shfaqur problem me zemrën dhe çrregullime të sistemit Kardiak. Mësohet se ai është transferuar në spitalin e burgjeve ditën e djeshme.

Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).


Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Për herë të parë u bë nga Koço Kokëdhima”, Artan Hoxha zbulon ‘hilenë’ më të fundit të kryeministrit Edi Rama: Vetëm një kushton 500 mijë euro!

Read Next

“Më kanë sjellë dosjen e djalit të vrarë në derën e shtëpisë”, Berisha flet me emra: Prokurori dogji çështjen për 160 mln lekë dhe u fut në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular