PAMJE TË RËNDA/ I shtrirë në tokë dhe i gjakosur, publikohen fotot të Ergys Dashit nga vendngjarja

Jepi Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 34 vjeçarit shqiptar, Ergys Dashi në Ekuador. Në mediat ekuadoriane kanë publikuar pamjet e restorantit ku u qëllua shqiptari teksa ku i fundit shihet i shtrirë në tokë mes pellgut gjithë gjak.

Dashi u vra mbrëmjen e së shtunës më 22 janar, në një restorant  në Avenue José Joaquín Orrantia, në afërsi të portit të Guayaquilit prej nga vijnë edhe sasi të mëdha të kokainës. Rreth orës 19:00 të së shtunës, dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule, hynë në restorant duke iu shmangur stafit dhe kërkuan kartën e vaksinimit teksa më pas kanë qëlluar drejt Ergys Dashit.

Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20  fishekë të markës Fame, tip 9×19 , sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit. Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës. Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti i tij dhe origjina nga Shqipëria. Gjatë ngjarjes së rëndë u plagos edhe një vajzë e re, e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej 34 vjeçari shqiptar

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Ekzekutohet me armë zjarri në Belgjikë krahu i djathtë i Ardian dhe Florenc Çapjas

Read Next

Kush është shqiptari i ekzekutuar në Ekuador/ U arrestua në Itali si një nga ‘kokat’ e organizatës së frikshme kriminale, lidhja me mafian italiane e deri tek vrasja e tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular