E vrau dhe e hodhi në kanal, zbulohet arsyeja e pabesueshme pse autori ekzekutoi 64-vjeçaren: E gjithë tragjedia ndodhi për cjapin

Jepi Share

Të pabesueshme shkaqet që çuan në vrasjen e 64-vjeçares Fatime Suli nga Fetah Marra pak ditë më parë në Kuçovë. Sipas dëshmisë së dhënë prej tij në prokurori, shkaku ka nisur për një borxh 6 mijë lekë që sipas Marrës, viktima ia kishte atij dhe nuk ia jepte prej disa kohësh.

I pyetur për burimin e këtij borxhi nga prokurorët, Marra është përgjigjur se sherri nisi pasi gruaja nuk pranonte t’i jepte lekët për shërbimin që cjapi i tij kishte bërë ndaj dhive të Sulit duke i ndërzyer ato.

Sipas tij, Fatime Suli kishte marrë cjapin e tij për të ndërzyer dhitë, por më pas nuk kishte dashur që t’i jepte lekët.

“Kur unë shkova t’i kërkoj lekët ajo më gjuajti me gurë. Isha dhe i pirë, prandaj e mbyta”, është shprehur ai.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Dështon mbledhja e Shoqatës së Futbollit të Tiranës, kandidati Prodani largohet i revoltuar: Armando Duka shton 20 votues anonimë në vend të Shoqatave legjitime

Read Next

Të shtëna me armë zjarri brenda në universitet, tre të plagosur dhe një viktimë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular