Del nga binarët Erion Veliaj, fyen rëndë konviktorët: Hanë, pinë dhe…

Jepi Share

Veliaj bëri një paralelizim e tha se qytetarët dallojnë nga konviktorët për nga mënyra se si sillen me qytetin ku rrinë.
Lufta me Armando Dukën ka marrë një tjetër rrjedhë. Teksa fliste për përplasjen me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Veliaj nuk kurseu as konviktorët, studentë e qytetarë të ndryshëm që zgjedhin të qëndrojnë në konvikt. I ftuar në studion e “Repolitix”, Veliaj bëri një paralelizim e tha se qytetarët dallojnë nga konviktorët për nga mënyra se si sillen me qytetin ku rrinë. E sipas kryebashkiakut, konviktorët janë njerëz që e trajtojnë qytetin si vendin ku vetëm flenë, hanë e kryejnë nevoja personale.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Pse ka zgjedhur që ta luftojë kaq fuqishëm Erion Veliaj Armando Dukën? Nuk është Ilir Meta, Sali Berisha apo Lulzim Basha, është një njeri i fuqishëm e potent le të themi, nuk e ka munduar askush më parë.

Erion Veliaj: Unë nuk luaj më vetë, por kur shikoj padrejtësi reagoj. Ka kauza që nuk kanë pse të jenë të lidhura me interesin personal. prandaj dallon konviktori nga qytetari, nëse qyteti për ty është vendi ku fle, ha dhe kryen nevojat personale atëherë ti je një konviktor, banor, por qytetar bëhesh kur reagon dhe bëhesh aktivist. Unë sigurisht që shqetësohem për taksat e qytetarëve. Bashkia ka bërë që të gjitha fusha, ku janë paratë? Ku shkuan fushat?

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador, gazetari jep detajet: Njihej si “Pikja”, nuk ishte ushtar. Ja roli i tij në trafikun e drogës

Read Next

Gazetari Jul Kasapi flet me emra: Ky është shqiptari i vetëm që doli i gjallë nga “lufta” e drogës në Ekuador

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular