
Deputeti demokrat Tomor Alizoti e ka cilësuar si tregues i korrupsionit ekstrem dhe vënies së vendit nën sundim nga krimi ngjarje e fundit lidhur me FSHF-në.
Sipas Alizotit, këto ngjarje janë pohimi se PS ka marrë në kontroll gjithçka për tu përmbyllur me vendosjen e tritolit tek shtëpia e presidentit të federatës.
Alizoti: Ngjarjet e fundit në lidhje me federatën e futbollit, kërcënimet e turpshme të Veliajt, gjuha vulgare dhe e ndyrë e tij, pohimi se PS ka marrë në kontroll gjithçka për tu përmbyllur me vendosjen e tritolit tek shtëpia e presidentit të federatës janë tregues i korrupsionit ekstrem dhe vënies së vendit nën sundim nga krimi. Ne këtë kohë të rëndë opozita që duhet të merrte fatin e vendit në dorë është zhytur në një konflikt të brendshëm për pushtet i cili ka errësuar çdo përgjegjësi kombëtare. Kjo luftë e brendshme është edhe më e rëndë!
