
Situata në Ballkan është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe analizave gjeopolitike. Konspiracionisti Alfred Cako parashikon zhvillime bombë në vend. Ai tha se po vjen era luftë duke analizuar zhvillimet e fundit.
“Rajoni po kalon në një krizë të madhe. Në Mal të Zi ka rënë qeveria. Ju kisha thënë se në fund të Krishtlindjeve do të ketë probleme të mëdha në Maqedoni. Në Serbi ka zgjedhje në muajin prill që mund të jenë dhe presidenciale dhe zgjedhje të përgjithshme parlamentare dhe Serbia për këto 2-3 muaj është në një vështirësi për këto ngjarje që po ndodhin në rajon. Një ngjarje tjetër është rritja e kapacitetit ushtarak të Greqisë e cila mori 3 miliardë euro deri në vitin 2023 të marrë 24 avionë francezë që janë nga elita e avionëve luftarakë, do marrë 4 anije luftarake dhe kryeministri deklaroi që gjatë ushtrimit të manovrave ushtarake dhe që Greqia ka një nga flotat më të forta në Evropë, po bie erë luftë”, tha Cako.
