
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur sërish presidentit Ilir Meta lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qeshorit duke thënë se nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetës.
“Rëndë, shumë rëndë zoti President! Edhe më keq do të bëhet për hallexhinjtë e Gjirit të Lalzit dhe të Surrelit, që janë bërë bashkë kundër PD! Një kërkesë kam: Bëji një analizë edhe fjalive të tjera të miat për shërbimin që, bashkë me hallexhiun tjetër, i bëni padronit në qeveri. E vërteta nuk fshihet dot pas hartimeve të gjata, pa përmbajtje dhe pa argument”, tha Bardhi.
