Pa patentë në timon, 15-vjeçari aksidentohet në Shkodër (DETAJET)

Jepi Share

Një aksident është shënuar në lagjen Partizani, Rruga e Komanit në Shkodër.

Blutë bëjnë të ditur se një i mitur 15 vjeçar duke drejtuar një automjet tip Benz ka dalë nga rruga edhe është përplasur me murin e një avllie.

Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shoferi dhe pasagjeri në këtë mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 25.01.2022, rreth orës 19:30, në lagjen Partizani, Rruga e Komanit, Shkodër, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin R. S., 15 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avllie.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Një tufë me lule e qëlloi në ballë”, Artan Hoxha nxjerr detaje të reja për ekzekutimin e Ergys Dashit në Ekuador: 34-vjeçari e niste kokainën me…

Read Next

Artan Hoxha zbulon detajet e forta: Bankomati i klanit, si ia prenë “krahët Çapajve” marokenët! Grupit i është dhënë goditje shumë e rëndë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular