Gjakmarrja në Lezhë / Zbardhen detajet: Si u vendos dënim minimal për autorin që i mori jetën babait të 17-vjeçarit

Jepi Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me gjakmarrjen e ndodhur në Lezhë disa ditë më parë, ku një 17-vjeçar vrau vëllain e autorit që i mori jetën babait të tij.

Ndue Lekgjonaj, vrasësi i të atit të adoleshentit bëri vetëm 7 vite burg dhe prej vitesh jetonte në emigrim.

Në vendimin me trupë gjykuese Gentiana Muçaj, Fjoralba Prifti dhe Ded Deda, thuhet se Ndue Lekgjonaj akuzohet për dy vepra penale, ndërsa prokurori i shkarkuar tanimë nga vetingu, Agim Dalipi, ka kërkuar dënimin me vetëm 12 vite burg të Lekgjonajt.

Pavarësisht dënimit minimal, trupa gjykuese i “fali” edhe rreth dy vite të tjera, duke e dënuar përfundimisht me 10 vite e 6 muaj burg.

Autori i vrasjes së Gjon Përvathit dhe plagosjes me makinë të djalit të tij, vetëm 14 vjeç në atë kohë, përfitoi edhe gjykim të shkurtuar, duke iu zbritur dënimi me 7 vite.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Kamikaz i…”, Arjan Çani bën deklaratën e fortë: Kush është qëllimi i përplasjes së Bashkisë dhe Dukës

Read Next

Plas keq sherri, dy vëllezër i shkojnë në shtëpi 60-vjeçarit dhe qëllojnë me armë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular