A po shkojmë drejt Luftës së Madhe/Ambasadori rus del me reagimin urgjent

Jepi Share

Ambasadori rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, ka këmbëngulur se vendi i tij nuk ka në plan të pushtojë Ukrainën, pavarësisht pranisë ushtarake në kufi.

“Rusia nuk ka plan të pushtojë Ukrainën apo vende të tjera. Është një bllof i krijuar jo në Rusi, por në ato vende që tani po përhapin këtë mesazh histerik, në të gjithë Evropën dhe në botë”.

Ambasadori rus foli edhe për sanksionet e mundshme që Perëndimi po shqyrton kundër Moskës, ndër to është edhe pezullimi i gazsjellësit Nord Stream 2. Por ambasadori thotë se Rusia mund të gjejë tregje të tjera për gazin e saj natyror.

“Unë mendoj se konsumatorët evropianë duhet të jenë të parët që duhet të shqetësohen. Sepse atyre do tu mungojë gazi, i cili është relativisht i lirë. Dhe duhet të gjejnë mjete të tjera për të ngrohur shtëpitë e tyre. Dimri nuk ka përfunduar ende”.

Nga këndvështrimi i tij, faji i takon NATO-s, dhe jo Rusisë, për mospërmbushjen e garancive të sigurisë, të dakorduara verbalisht pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Chizhov thotë se vendi i tij po punon për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Jozefina Topalli del me deklaratën e fortë, çfarë po paralajmëron ish-kryetarja e Kuvendit

Read Next

Erion Braçe bën për një lek qeverinë e Ramës, i nxjerr të gjitha ‘pisllëqet’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular