Një i ri maroken është gjendur i ngrirë në oborrin e xhamisë së Dragostunjës një në Librazhd.
Ai u gjet në gjendje kritike për jetën nga Hoxha i fshatit Dragostunjë, Fatmir Xhoxha.
Ambulanca dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje dhe i riu i ngrirë u identifikua si Selim Muhamed Idriz, 22 vjeç nga Maroku.
Në trajtim mjekësor prej dy orësh, i riu maroken dha dëshminë e tij ku tregoi se kishte udhëtuar katër ditë maleve nëpër dëborë nga Maqedonia drejt Shqipërisë.
Sipas mjekëve, këmbët e tij rezultuan me djegie të plotë nga i ftohti i acartë.