
I ftuar në një intervistë televizive, deputeti i PS Erion Braçe u shpreh se FSHF nuk është më një federatë futbolli, por një organizatë e përfshirë në krim.
Më tej Braçe tha se nga pikëpamja morale FSHF ka degraduar ndërsa nga pikëpamja sportive ka vdekur.
“FSHF dyshohet botërisht si një organizatë e përfshirë në krimin, dhe jo një federatë kombëtare e futbollit. Nga pikëpamja morale ka degraduar, nga pikëpamja sportive ka vdekur, nuk ka më garë. Me këto që janë zbuluara se fundmi dhe më faktin se Federata paguan për klubet kur i kanë llogaritë e bllokuara. Si do i marri lekët mbrapsht ky? Duke i shpallur ekipin kampion, ky është i interesuar që garën ta fitojë ekipi ku ky ka derdhur paratë. Këtu Autoriteti i Konkurrencës ka zbuluar se ky të drejtën televizive ia ka shitur vetes platformës ku ky është aksioner, pse nuk përgjigjet para ligjit? Nuk hyn politika këtu, por ka shkelur ligjin, Veliaj po flet si aksioner në klubin e futbollit dhe ka thënë shumë pak deri tani’, tha Braçe.
