
Rusia ka në dispozicion një batalion ushtaresh femra të armatosura me buzëkuq dhe bojë thonjsh, të cilat organizojnë konkurse bukurie ku gjykohen si për pamjen e tyre ashtu dhe për aftësitë në fushëbeteje, shkruan satirikja britanike Daily Star.
Në eventin e vitit të kaluar këto ushtarake “u lyen në fytyrë me bojra të ndryshme kamuflazhi, me yje e flamurë”, për të ndezur ngjyrat rreth tyre. Gratë gjithashtu përdorën automatikë AK-47.
Sipas raportimeve Putin i ndalon ushtareve të tij femra role në luftim në frontin e parë, duke u lënë role mbështetëse në rast inkursionesh ose pushtimi. Zhvillimi vjen teksa presidenti francez Emmanuel Macron kreu sot një telefonatë me liderin rus me qëllim zbutjen e tensioneve.
Putin ka kërkuar distancimin e Ukrainës nga NATO, megjithëse SHBA thotë se është e drejtë sovrane e Ukrainës të bëhet pjesë e aleancave të sigurisë.
dyshja i ka dhënë fund martesës dhe kompozitori është rikthyer së fundmi në Shqipëri ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në Neë York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi.
Kjo e fundit në një intervistë në prag të ndërrimit të viteve, rreth një muaj më parë bëri një deklaratë që surprizoi rrjetin.
Ajo tha se fundvitin familja do ta festojë të bashkuar.
“Po do mblidhemi të gjithë bashkë, ashtu është plani. Momentalisht babi është në Shqipëri me disa projekte muzikore, ndërsa ne jemi këtej. E di që do mblidhemi të gjithë bashkë, por nuk e kemi vendosur akoma nëse në Shqipëri apo në Amerikë”, tha Era.
Pas kësaj ndjekësit ishin “sy e veshë” në rrjetet sociale të familjes për të parë kartolinën e fundvitit.
Por në fakt kjo nuk ndodhi. Mira, Shpëtim dhe as Era nuk ndanë asgjë nga familja e ribashkuar në rrjetet sociale.


