
Banorët e 5 Majit janë bashkuar me ata të Laprakës dhe kanë nisur sërish protestat paqësore. Gjatë marshimit me pankarta në duar, ata janë konfrontuar me efektivët e policisë në rrugë.
Efektivët u kanë kërkuar banorëve të lirojnë rrugën, teksa këta të fundit u kanë kërkuar të mos i prekin me dorë. Ndër të tjera ata thonë se i kanë lajmëruar disa ditë para mbi tubimin që do të mbajnë në rrugë.
Efektivët: Ju lutem lëvizni nga rruga!
Protrstuesit: Mos i prekni banorët! Hapni rrugën të protestojmë. Banorët mos i prekni me dorë, ju kemi lajmëruar ka 3 ditë. Banorët mos i prekni!
