Filmonte veten duke bërë drift dhe xhirim gomash, policia e gjen përmes videove në rrjetet sociale dhe…

Jepi Share

50,000 lekë gjobë i është vendosur një shoferi i cili teksa ngiste një makinë luksoze bënte manovra të rrezikshme si xhirim gomash, drift e gara shpejtësie.

Policia ka arritur ta lokalizojë këtë person i cili në ë datë 31.01.2022 rreth orës 22:00 në rrjetet sociale ka hedhur pamjet filmike ku mjeti marka BMË – X5 me targa AB 101 OM  bën këto manovra.

Ai është shoqëruar në polici, ku i është ndaluar mjeti dhe i është vënë gjobë 50 mijë lekë për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Në datë 01.02.2022 nga shërbimet e Komisariatit Rajonal Policisë Rrugore është bërë e mundur gjetja e mjetit dhe është bërë shoqërimi dhe ndalimi i mjetit në Komisariatin Rajonal Policisë Rrugore. Është marrë masa administrative me vlerë 50 000 (pesëdhjetë mijë)  lekë për shkelje të Ligjit Nr 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor Republikës Shqipërisë” i ndryshuar, neni 139 paragrafi 3 dhe neni 93 paragrafi 1, 3 dhe 5.” – bën me dije policia.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Seanca për shkarkimin e Ilir Metës, reagon për herë të parë Monika Kryemadhi

Read Next

Lista Serbe kundërshton “reduktimin e kompetencave” të Asociacionit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular