Një mega operacion po zhvillohet për arrestimin e një numri të madh zyrtarësh.
Burime bëjnë të ditur se janë më shumë se 25 urdhër ndalimi të lëshuara nga një grup prokurorësh. Bëhet e ditur se arrestimet po bëhen lidhur me akuzat për shpërdorim detyre.
Në këtë operacion po marrin pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale.