
Pas videos së publikuar ditën e djeshme mbi aferat që pronari i TV Klan Aleksandër Frangaj së bashku me pronarin e FSHF-së Armando Duka, kryenin në bashkëpunim me aksionerët e tjerë të Super Sport për shitjen e të drejtave televizive të ndeshjeve, gazeta Tema ka publikuar një tjetër video.
Në një kordim të organizuar nga dyshja Armand Duka- Aleksandër Frangaj per perftimet dhe interesat e tyre personale, mijëra abonentë shqiptar mbetën pa parë ndeshjet e kampionateve italiane dhe spanjolle, duke mos pasur asnjë lajmërim dhe pa iu kthyer të ardhurat që kishin paguar ekstra për të ndjekur ndeshjet në platformën e Super Sport ,në pronësi të Digitalb.
Shkelja e çdo rregulli për interesa personale të dyshes Duka-Frangaj, shkaktoi mjaft debate mes aksioneres kryesore Vjollca Hoxhës me ortakët e saj, të cilët ajo i akuzoi për komplot kundër kompanise se Digitalb, dhe për skemën e tyre të përfitimit përmes platformës “Klani im”.
Kjo është video e radhës e publikuar nga Tema për debatin e ashpër që është kryer në mbledhjen online mes aksionerëve Vjollca Hoxha dhe Aleksandër Frangajt, e cila përmban akuza të forta dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit./Tema/
