Pse heshti për problemet kur ishte zv/kryeministër? Erion Braçe tregon se çfarë e pengonte të fliste me liri të plotë

Jepi Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe foli për reagimet e tij me zë të lartë lidhur me problematika të ndryshme, sidomos në Bujqësi.

I pyetur se pse këto reagime nuk i bënte edhe kur ishte zv/kryeministër, Braçe tha se reagimet e tij kanë qenë të njëjtat por lirinë e plotë ia pengonte Kodi Etik i Këshillit të Ministrave.

“Heshtja ime? Po për çfarë? Kur je brenda një qeverie, ditën e parë të japin 2 dokumenta, kodin etik të Këshillit të Ministrave dhe Kushtetuën, përveç betimit duhet të respektosh disa rregulla. Dhe kam qenë korrekt si me Kushtetutën dhe Këshillin e Ministrave.

Unë gjithmonë gjërat i kam thënë me zë të lartë, si brenda ashtu dhe jashtë qeverisë. I them tani se kam gjithë lirinë që më parë ma kishte penguar kodi etik i Këshillit të Ministrave.

Pysni kolegët e mi për të gjitha këto çështje, edhe kryeministrin për kontestimet e mia, me të dhe të tjerë njerëz,”  tha Braçe për Top News.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

LSI i përgjigjet “flakë për flakë” Grida Dumës: Ne as shitemi as blihemi. Je në panik se e parandien që…

Read Next

Erion Braçe ironizon koalicionin Berisha-Meta: Presidenti duhet të ishte shkarkuar brenda 5 minutave vetëm për këtë shkelje të madhe kushtetuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular