Kuvendi miraton marrëveshjen me Greqinë, ja për çfarë bëhet fjalë

SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT – /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION –

Jepi Share

Kuvendi ka miratuar marrëveshjen e firmosur me Greqinë për hapjen e një qendre të përbashkët policore dhe doganore për të luftuar krimin ndërkufitar

Qendra është e vendosur në anën greke të kufirit dhe do të ketë specialistë nga të dy vendet.

Shqipëria dhe Greqia nënshkruan të hënën një marrëveshje për funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore për të luftuar krimin ndërkufitar, përfshi trafikun e narkotikëve. Marrëveshja e për hapjen e qendrës u nënshkrua nga Zv-Ministri i Brendshëm shqiptar Julian Hodaj dhe homologu grek Lefteris Ikonomu dhe parashikon vendosjen e një trupe të përbashkët policore dhe doganore në mjediset e qendrës në anë greke të kufirit.

Marrëveshja e përbashkët parashikon bashkëpunimin policor dhe doganor dhe shkëmbim të informacioneve që lidhen me forma të ndryshme të krimit në kufijtë e të dy vendeve. Sipas marrëveshjes në fushat e bashkëpunimit dhe autoriteti veprues të qendrës përfshihet bashkëpunimi për të goditur transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike apo armëve, bashkëpunimi për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe rekrutimit të luftëtarëve të huaj, luftimi migracionit të paligjshëm, zbulimi dhe goditja e autorëve të shkeljeve që lidhe me procedurat doganore dhe kufitare.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Sergio Mattarella betohet si President i Italisë, vjen reagimi nga Lulzim Basha

Read Next

Gazetari në SHBA Robert Papa zbulon prapaskenat, bën deklaratën e papritur për Ramën: Ju tregoj se çfarë do i kërkojë Blinken gjatë takimit më 15 shkurt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular