
Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi ka komentuar mbi vendimin që pritet të japë Kushtetuesja për fatin e Ilir Metës.
“Nuk është e kollajtë për ata që e marrin vendimin. Shpresoj që të hënën verdikti i Kushtetuese do ketë formën e një ligji”, tha Fatos Klosi. Më tej ish-kreu i SHISH tha se presidenti duhet të largohet.
“Duhet të largohet Meta. Gjykata Kushtetuese duhet ta japë këtë normë. Presidenti është rasti ekstrem. Është numri një i popullit. Me ato që i ka bërë për mua e ka shkelur. Kanë qenë të rënda ato shkelje që ka bërë, për mua kanë qenë shumë të rënda. Ka ca gjëra që presidenti për asnjë arsye s’duhet të përdorë ato terma që ka përdorur ai”, tha Klosi në Breaking.
