Pas Berishës, edhe Ilir Meta i shpall “luftë” këtij vendi, kapet keq me të

Jepi Share

Sali Berisha dhe Ilir Meta, të kompleksuar nga fakti se SHBA i ka damkosur si të korruptuar, kanë nisur një garë për t’u dukur si anti-amerikanë të tërbuar, duke i “treguar vendin” Rusisë për konfliktin e saj me Ukrainën.

Pasi Berisha kërkoi reagimin e Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur këtë të premte në takim ambasadorin e Ukarinës, a thua se gjithë fati i luftës varet në dorë të tyre, ndërkohë që ata të dy nuk i përfill njeri këtu në Shqipëri, jo më të bëhen faktor për një krizë mes fuqive të mëdha.

“Sot prita ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov. Diskutuam kryesisht për situatën në dhe rreth Ukrainës. Ndamë shqetësimin e përbashkët për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës mike, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

U informova nga ambasadori dhe përgëzova për përpjekjet e vendit të tij për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet negociatave dhe në rrugë paqësore, përfshi në kuadër të formateve shumëpalëshe ekzistuese.

Konfirmova se Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”, shkruan Meta.

Tani me siguri që Ukraina është më e sigurtë dhe Rusia do të mendohet mirë, para se të ndërhyjë.

Se ka Ilir Metën e Sali Berishën kundër, jo fjalë!

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

‘Mprehja e sfurqeve e sëpatave’/ Gjykata Kushtetuese i kërkon llogari Ilir Metës, dhe bën lëvizjen e befasishme

Read Next

“Një drejtor nxirrte të dënuarit nga qelia dhe…”/Eksperti Karamuço nxjerr në shesh sekretet e forta: Në burgje janë dhënë urdhra për vrasje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular