Trekëndëshi i Bermudës/ Meta i përgjigjet Bashës: Ai s’kontrollon dot më veten! Kur ai përfshin Sali Berishën…

Jepi Share

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha i cili e ka cilësuar kreun e shtetit si pjesë e “Trekëndëshit të Bermudës”, për një bashkëpunim me Sali Berishën dhe Edi Ramës.

Kreu i Shtetit thotë se Basha nuk e kontrollon më veten dhe se ka humbur ndjeshmërinë.

Sipas Metës, Basha me akuzat që ngre ndaj Berishës dhe Presidentit, nuk po lë një trashëgimi të mirë në politikë.

“Kur ai përfshin Sali Berishën, pse të mos të më përfshijë dhe mua. Çfarë ka ndodhur mes tij dhe zotit Berisha? Në 9 shtator ka thënë që Berisha është figura më e madhe dhe e ndritur. Ai ka thënë se miqtë tanë kanë bërë një gabim, por ne duhet të mbajmë një miqësi me ta, ndaj duhet ta heqim nga grupi parlamentar. Berisha më pas kërkoi që të bëhej me votë. Pastaj për Berishën u kujtuan se ka bërë 97’ dhe të tjera. Çfarë ndodh me një njeri që nuk kontrollon dot më veten. Ka humbur dhe ndjeshmërinë për fëmijët e tij. Po lë një trashëgimi të gabuar. Çfarë lidhje mund të ketë në Shkodër, zoti Spahia me Metën. E kam të vështirë të gjej diçka që ai të thotë sipas logjikës”, tha Meta në një intervistë për TV1 Channel.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Një ditë pas arrestimit të Saimir Tahirit, Edi Rama njofton lëvizjen urgjente, ja çfarë pritet të ndodhë

Read Next

Monika Kryemadhi: Ja pse pasuria e Bashës nuk hetohet asnjëherë, unë dhe Meta jemi të vetmit politikanë që…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular