“Skandal!”Meta:Kërkoj përgatitjen e padisë për falsifikimin e provave nga Kuvendi

Jepi Share

Pas përfundimit të seancës në Gjykatë Kushtetuese ka ardhur edhe reagimi i Presidentit Ilir Meta.

Ai ka takuar dy përfaqësuesit e tij dhe shprehet se iu ka kërkuar atyre përgatitjen e padisë për falsifikimin e provave nga Kuvendi.

Ndër të tjera Meta e ka konsideruar si skandal të rëndë këtë fakt.

“Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës.

I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.

Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!

Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”-shkruan Meta

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Është vendim i rrezikshëm”, Idajet Beqiri komenton vendimin me burg për Saimir Tahirin: SPAK ka gabuar

Read Next

U gjet i vdekur brenda makinës në Kërrabë, 32-vjeçari dyshohet se është vrarë dhe djegur me benzinën që bleu vetë, zbardhen dyshimet e forta që bëjnë kthesën e madhe të ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular