
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, i cili më parë ka pasur përplasje me deputetin e LDK-së, Arben Gashi, këtë të fundit e ka quajtur me shëndet të rënduar mental.
Përmes një publikimi në Facebook, Gjyshinca tha se Gashi bën mirë të trajtohet te ndonjë psikolog.
Ky deklarim i tij erdhi pasi sipas versionit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Arben Gashi pati sharje, ofendime të ndryshme si dhe tentim për sulm fizik në drejtim të shefit të kabinetit të tij, Ilir Kërçelit.
“Sjellje të tilla nga i njejti person po ndodhin për të disatën herë tashmë. Ky njeri me shëndet të rënduar mental, së pari për vetën pastaj edhe për shoqërinë, bënë mirë që menjëherë të trajtohet te ndonjë psikolog”, shkruan Gjyshinca ndër të tjera.
