
Një sasi e madhe droge ka rënë në “rrjetën” e policisë libiane.Droga ka qenë e ndarë në 323 pako dhe e veçanta ishte se ajo ishte e stampuar me fytyrën e presidentit rus Vladimir Putin.
Sipas të dhënave nga mediat e huaja, droga është e llojit Canabissativa.
Serioz me kostum dhe kravatë të zezë, shfaqet Putin mbi secilën pako të hashashit gati për shtije.
Fotot e drogës dhe presidentit rus mbi to, janë bërë tepër virale duke shkaktuar të qeshura.
Deri më tani autoritetet libiane ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me vendin nga vinte droga.
Autoritetet libiane shpesh zbulojnë se droga që ata kapin ka imazhe të çuditshme mbi pako. Ditën e diel u kap një sasi e konsiderueshme droge e ndarë në pako, ku sipër tyre kishte logon e një firme të njohur franceze.
Trafiku i paligjshëm i drogës dhe alkoolit është rritur ndjeshëm vitet e fundit në Libi, kryesisht për shkak se kufiri nuk ruhet mirë pas rënies së regjimit të Muammar Gaddafit në 2011.
E gjithë sasia ishte vendosur në një varkë, e cila u mbyt në ujërat e Libisë dhe pakot u shpërndanë nga valët e detit duke i nxjerrë në breg. Deri tani, nuk është publikuar sasia e plotë e drogës së sekuestruar.

