Avokati i njohur tregon lëvizjen e radhës: E ardhmja e çështjes së Saimir Tahirit është drejt pafajësisë! Ja çfarë do të ndodhë në vijim

Jepi Share

Për avokatin e Saimir Tahirit, Maks Haxhinë, ka dyshime se vendimi i Apelit të GJKKO, që dënoi atë me 3 vite e 4 muaj burg, ishte i marrë që para se të shpallej nga trupa gjykuese. Haxhia tha se ky dyshim lind nga fakti se ekzekutimi i vendimit u bë direkt pas shpalljes së tij nga trupa gjykuese dhe se çdo gjë ishte organizuar më parë.

“Gjykata e Apelit, me gjyqtarë të rreteheve, vendosi njësoj si shkalla e parë, por çuditërisht ka dalë jashtë logjikës juridike dhe hoqi pezullimin, duke thënë që duhet të shkojë në burg. E çuditshme ishte që në kundërshtim ne praktikën, sa jepet vendimi i Apelit, sa zbardhet, për Tahirin çdo gjë ishte e organizuar më parë dhe u bë ekzekutimi i menjëhershëm. Unë duke ditur në detaje dosjen, isha i bindur se do jepej pafajësia. Gjykata nuk tha konkretisht çfarë shkelje bëri gjatë ushtrimit të detyrës dhe cila është pasoja. Nuk ka shpërdorim sepse ministri është funksion politik”, tha ai.

I pyetur mbi gjendjen e ish-ministrit, i cili po vuan dënimin në burgun ‘313’, Haxhia tha se ai është një karakter  i fortë. Po ashtu avokati bëri me dije se ata do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO, duke shtuar se çështjen mund ta çojnë deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Tahiri është një karakter i fortë. Ai i analizoi të gjitha mënyrat si mund të shkonte drejtimi, mund të ishte dhe kjo. Plani i parë është pafajësia. Ne do bëjmë rekursin, presim vendimin e argumentuar të gjykatës për të parë detajet dhe mbi atë do bëjmë rekursin e detajuar. Ne do i shikojmë mundësinë ta çuar në Strasburg . E ardhmja e kësaj çështje është drejt pafajësisë”, theksoi Haxhia

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Pse u vra Ergys Dashi?Lufta mes “Kavacit” dhe shqiptarëve për kokainën në Ekuador

Read Next

“Ishte me njerëz të gabuar”/ Lorenc Vangjeli tregon udhëtimin që i kushtoi shtrenjtë Saimir Tahirit: U dënua për gjëra që dihen, por..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular