
Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka komentuar emisionin “Breaking” vendimin për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga drejtësia shqiptare.
“Nuk jam i surprizuar, pasi vendimi doli për Tahirin për shpërdorim detyre. Po të kthemi në kohë në vitet 2015-2016 raportet e SHISH të klasifikuara nga instancat e larta të shtetit ka pasur në dijeni presidenti dhe kryeministri aktual, kanë qenë të trishtë dhe kur të vijë koha e deklasifikimit do të habiteni se si ka mundësi që në një shtet që pretendon të bëhet anëtar i BE nuk vihen në zbatim nga strukturat ligjzbatuese. Marrëveshje e dakordësi për ta dënuar me qëllim që të mos dënohet. Dënimi për një vepër, që është i lehtë për Tahirin.
I lehtë për faktin se shpërdorimi i në pikëpamje të funksionit nuk mund t’i përkiste ministrit të Brendshëm, ndërkohë që parandalimi i kanabizimit ishte detyrë e drejtorit të përgjithshëm të policisë. Ministri është post politik, nëse do të kishim një shpërdorim detyre nuk do të kishim vetëm një penalizim ndaj ministrit por të gjerë i shtrirë në strukturat e ministrisë dhe të policisë. Prokuroria e ka nisur hetimin për krijimin e grupit struktural për kultivimin e drogës, e përfundoi te shpërdorimi i detyrës së ministrit”, tha Prençi.
