
Pasi përfaqësues demokratë shkuan sot në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë, në lidhje me aferën e inceneratorëve, ka reaguar përsëri Monika Kryemadhi.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ m kryetarja e LSI thekson se administrata e inceneratorëve më shumë në ajër se në tokë.
MESAZHI I KRYEMADHIT
Administrata e inceneratorëve më shumë në ajër se në tokë!
1.8 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve janë përdorur për bileta avioni, edhe në pikun e pandemisë kur bota ishte e mbyllur!
Kjo është arsyeja pse Rama nuk i ndalon pagesat e kostove SHUMË të fryra të inceneratorëve të Tiranës dhe Fierit!
Ndiqni paranë, aty fle lepuri i korrupsionit të qeverisë!
