Ilir Meta pret në zyrë Niko Peleshin dhe Gjeneral Major Bajram Begaj, zbardhen detaje nga takimi

Jepi Share

Presidenti Meta pret në takim Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj

Presidenti Republikës Ilir Meta u takua sot me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.

Gjatë takimit u nda shqetësimi i përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, që do të ishte një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare.

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse.

Në këtë kontekst, u vlerësua edhe plotësimi dhe fuqizimi i gjithë zinxhirit komandues në Forcat e Armatosura, në përputhje me sistemin gradë-funksion.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Arbër Mazniku: Banorët e “5 Majit” po përdoren politikisht, po marrin nga shteti shqiptar dy herë më shumë nga ç’do u jepte privati

Read Next

Rama tregon se kur do të bëhet rritja e rrogave në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular