Vrasja që tronditi dje Shkodrën, përfundon në pranga autori

Jepi Share

Arrestohet  autori i dyshuar i vrasjes së 47-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gudë e Re, Shkodër.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në ambientet e një lokali, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, 47-vjeçari Prekë Tonaj, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Bazuar në provat e grumbulluara dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Eduart Kësolla, 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së 47-vjeçarit Prekë Tonaj, për motive gjakmarrjeje.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të DVP Shkodër vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të mëtejshme.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Spartak Ngjela: Ju tregoj provën që nxori ‘jashtë loje’ Sali Berishën

Read Next

Rama jep lajmin e mirë, shihni se çfarë pritet të ndodhë në pranverë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular