
Këtë të martë është mbajtur seanca e radhës e Komisionit të Hetimor për Inceneratorët, ku ishin thërritur në cilësinë e dëshmitarëve, administrator i inceneratorit të Elbasanit.
Mbledhja ka shkuar me debate:
Anila Denaj: E skeduluat, po hë pra se keni dhe njerëz të tjerë për të marrë në pyetje, apo s’i doni këta?
Helidon Bushati: Zonja Denaj, unë e kuptoj që koha juaj është flori, por qëndrimi në Komision është detyrim, është çështje pune
Anila Denaj: Kontrollo fjalët
Helidon Bushati: E di që ky nuk është një aktivitet që ju sjell lekë, shkoni të merreni me aktivitetet tuaja që ju sjellin lekë, por mos bëni zhurmuesin…
Anila Denaj: Kontrollo fjalorin kur flet me mua
Helidon Bushati: Zhurmuesin mos e bëni
Anila Denaj: Po e bën ti
Jorida Tabaku: Ju lutem vijojmë me pyetjet
