
Një lidhje e nisur në rrjetet sociale ka përfunduar keq. E themi këtë pasi njohja në fjalë ka çuar në përballje përpara policisë dy të rinj.
Burime për mediat bëjnë me dije se një 20-vjeçare nga fshati Beshisht i Vlorës është vënë nën hetim për shkak se ka mashtruar një 25-vjeçar me të cilin nisën lidhjen përmes Facebook-ut.
Lidhja ishte në distancë, por pak kohë më pas djali nga Berati vendosi që të udhëtojë drejt Vlorës për të takuar vajzën.
Por, pas takimit të tij në Vlorë me vajzën, kjo e fundit nisi me kërkesa, duke i kërkuar para. “Kam nënën sëmurë me COVID, më duhen lekë për ilaçe. S’kemi lekë për bukë. Jemi pa ngrënë.”-kanë qenë këto disa nga pretendimet me të cilat vajza mashtronte djalin duke arritur t’i zhvasë 580 euro në vetëm dy javë.
Djali kishte nisur të dyshonte nga justifikimet e ndryshme të vajzës dhe kishte shkuar në fshatin e saj për ta verifikuar kur në fakt është përballur me një zhgënjim. Pas kësaj ai e denoncoi rastin në polici, ndërsa në lidhje me çështjen në fjalë kanë nisur një hetim në gjendje të lirë ndaj vajzës blutë e Beratit.
