Trupi i një burri në dekompozim të avancuar është gjetur mesditën e sotme, në katin e parë të një shtëpie në Vounargo të Greqisë. Bëhet fjalë për një 88-vjeçar, trupi i të cilit sipas mediave greke është gjetur nga fëmijët e tij.
Banorët e zonës thonë se ata nuk e kishin parë të moshuarin, ish-efektiv policie, për të paktën dy vjet. 88-vjeçari nuk ka pasur asnjë kontakt as me fëmijët dhe as me vëllain e tij (bashkëshortja e tij nuk jeton).
Ndër të tjera, thuhet se vëllai i tij jetonte jashtë shtetit, ndërsa fëmijët e tij nuk kishin kontaktuar me 88-vjeçarin për gati 4 vjet.