Vrasja 19-vjeçarit grek/ 12 të rinjtë habitin me deklaratat e tyre tek autoritetet greke

Jepi Share

Autoritetet greke po përpiqen të hedhin më shumë dritë mbi vrasjen e 19 vjeçarit Alkis Kampanos përmes identifikimit të rrëfimit të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë dhe shokëve të viktimës që i mbijetuan masakrës.

12 autorët e kësaj ngjarje të rëndë, midis tyre edhe dy shqiptarë, njëri 20 dhe tjetri 23 vjeçar akuzojnë njëri-tjetrin për krimin e rëndë. Ata janë pyetur njëri pas tjetrit në komisariatin e Selanikut për përfshirjen e tyre në vrasjen e 19 vjeçarit dhe se cili ka qenë roli i tyre.

Sipas informacioneve, të deritanishme 20-vjeçari shqiptar që drejtonte makinën e parë dyshohet se ka përdorur një thikë pasi është plagosur me të në dorë, shkruajnë mediat greke.Procesi i identifikimit pritet të përfundojë në orët në vijim. Ndërsa pritet të sqarohet shkalla e përfshirjes së secilit prej 12 të akuzuarve për këtë krim pasi janë analizuar edhe gjurmët e gishtërinjve, ADN-ja e tyre, si dhe pamjet video nga vendi i krimit.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Meta befason me deklaratën për Ramën: Ai edhe në gjumë mendon që të bëjë…

Read Next

Zjarr në anijen në Korfuz, 5 nga të zhdukurit janë gjetur të gjallë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular