(VIDEO) Dalin detaje të frikshme të vrasjes së 46 vjeçarit në Vlorë/U dhunua dhe u qëllua me sëpatë e më pas…, autorët kanë helmuar qentë, kanë fikur dritat dhe…

Jepi Share

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Altin Alikajt, i cili u gjet i vrarë në banesën e tij. Ngjarja u zbulua ditën e sotme në lagjen ‘24 Maji’.

46-vjeçari ka plagë pas koke nga goditja, që dyshohet se është bërë nga goditja me sëpatë, si dhe një plagë e shkaktuar nga armë zjarri pas shpatullës. Po ashtu, mendohet se viktima është dhunuar para se të vritej, ndërkohë që ngjarja ka disa ditë që ka ndodhur, transmeton News 24.

Po ashtu ka dyshime se ish-ushtaraku ishte përdorues i drogës, kryesisht heroinës. Nga hetimet e deritanishme, ka disa pista që hetohen për vrasjen, ku e para dyshohet që të ketë lidhje për konflikte droge, por nuk përjashtohet as grabitja. 46-vjeçari para disa kohësh ka qenë në Kosovë dhe sipas burimeve atij ishte mbajtur pasaporta dhe më pas ka ardhur ilegalisht.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

VIDEO/Në rrezik edhe Shqipëria? Ministrja e Jashtme e Anglisë ngre alarmin: Pas Ukrainës, Rusia do fillojë luftën edhe me…

Read Next

VIDEO/“Ja si është përfshirë Agaçi në aferën e inceneratorëve”, PD nxjerr pamjet tronditëse dhe plas ‘bombën’: U vodhën 430 milionë euro nga…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular