“Tre ditë vetëm me cigare dhe ujë”/ Bujar Leskaj kujton 31-vjetorin e shembjes së bustit të Enver Hoxhës, rrëfen si studentët iu bashkuan thirrjes së aktores së njohur shqiptare (FOTO)

Jepi Share

Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj ka kujtuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale, 31-vjetorin e shembjes së bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Leskaj kujton sesi 732 studentë që kishin marrë parasysh çdo gjë, qëndrua 3 ditë vetëm me cigare dhe ujë. Deputeti i PD-së, thekson se ata pa ulërima dhe pa lajka u bënë të gjithë bashkë për një kauza të madhe kombëtare.

Postimi i plotë:

Si sot 31 vite më parë 723 studentë e pedagogë të ngujuar në  Grevën e Urisë, me kërkesën për heqjen e emrit të diktatorit Enver Hoxha nga Universiteti, të mbrojtur nga qindra studentë të tjerë, mijëra banorë të Tiranës e Shqipërisë, në një akt patriotik, demokratik, sublim e konfrontim të drejtpërdrejtë me diktaturën ndryshuan Historinë!

723 studentë kishin marrë parasysh çdo gjë!

Tre ditë vetëm me cigare dhe ujë… Por me shumë guxim, vendosmëri e ëndrra! Dhe në anën e duhur të Historisë!

Derisa qytetarët e Tiranës sollën zvarrë kokën e monumentit të rrëzuar të diktatorit Enver Hoxha.

723 studentë që nuk ndryshuan vetëm Shqipërinë!

Ndryshuan jetën e shumë, shumë njerëzve.

Që mbrojtën me gjithë forcat një çështje, një kauzë, që për baballarët tanë ishte e humbur. Dhe vërtetuan se asgjë nuk shkon dëm.

Dhe unë sot dua të krenohem për atë ç’ka arritën studentët atë Shkurt të zjarrtë.

Dolën në ballë të epokës, të një epoke, që, ndoshta kërkonte prestigjiatorë.

Dhe ata…, pa ulërima dhe pa lajka, i thanë gjërat me emrin e tyre. U ndeshën me konservatorizmin dhe forcat regresive qeverisëse të Shqipërisë. Dhe paraqitën një propozim tjetër për atdheun. Propozuan dhe ofruan demokracinë, lirinë e besimit, mendimit, fjalës, veprimit…

Respekt e mirënjohje për ata studentë e pedagogë të guximshëm e demokratë, të cilëve Historia u ka borxh!

Respekt e mirënjohje për ata studentë që nuk kërkuan që rreth tyre të thurreshin legjenda e mite, që luftuan që të shemben njëherë e mirë idhujt e mitet e rremë.

Respekt e mirënjohje për të gjithë prindërit e studentëve grevistë, që u bënë gardh për mbrojtjen bijve e bijave të tyre, por edhe për të gjithë ata qytetarë të Tiranës, që nën thirrjen e Rajmonda Bulkut, aktores sonë të madhe, përcollën mesazhin e solidaritetit dhe ndryshimit në mbarë Shqipërinë!

Respekt e mirënjohje për të gjithë studentët vlonjatë të Dhjetorit ’90 e Shkurtit ’91!

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Lulzim Basha: Qeverisë i kanë shpërthyer ujërat e zeza

Read Next

Skandali i bankës zvicerane/ Dalin në shesh emrat e spiunëve më të rrezikshëm dhe paratë e tyre. Akuzohen për korrupsion, trafiqe e deri në tortura ndaj të burgosurve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular