
Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, nëpërmjet një reagimi në ‘Twitter’ është shprehur se PS dhe koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ apo “Shtëpia e Ilirit” siç edhe e quan ai kanë pas njerëz të shpallur non-grata nga SHBA për korrupsion.
Më tej Bardhi thekson se sulmi i sotëm ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e kryeministrit Edi Rama.
2 nga 3 palët në këto zgjedhje, PS dhe “Shtëpia e Ilirit” kanë mbrapa njerëz të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.
Vangjush Dako është shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Durrës. Tom Doshi, është shefi politik dhe drejtues i fushatës së kandidates së PS në Shkodër. Sali Berisha është shefi politik i 6 kandidatëve të tjerë të Shtëpisë së Ilir Metës.
Sulmi i sotëm ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e Edi Ramës. Hall i përbashkët, sjellje e përbashkët!
