Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës kundër FSHF: Nuk ka zgjedhje në 2 Mars. Ja pse gjykata shqiptare është kompetente dhe jo ajo e huaj

Jepi Share

Zbardhet vendimi i plotë i Gjykatës së Tiranës që ka pezulluar zgjedhjet për Federatën Shqiptare të Futbollit. Në vendimin e saj, gjykata ka pranuar kërkesën për pezullimin e efekteve juridike të Vendimit nr. 1, datë 10.01.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë. Gjithashtu, Gjykata vendos që të pezullojë efektet juridike të Vendimit të datës 21.01.2022, të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Vendimi i zbardhur i Gjykatës:

Vendosi: Pranimin e kërkesës së palës kërkuese

Marrje e masës së sigurimit të padisë duke vendosur:

1-Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit Nr.1, datë 10.01.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

2. Pezullimin e efekteve juridike të Vendimit të datës 21.02.2022 të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022 deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

3. Pezullimin e veprimtarisë së Komisionit të Verifikimit të FSHF-së në ushtrimin kompetencave të tij statusore për organizimin , mbikëqyrjen dhe drejtimin e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së të datës 02.03.2022 deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të Arsyetuar.

U shpall në Tiranë më datë 17.02.2022

Gjyqtar Fida Osmani

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Gazment Bardhi reagon ndaj deklaratave të Yuri Kim: Solidarizëm me Vangjush Dakon dhe Tom Doshin

Read Next

BE fut në “listën e zezë” Zvicrën, shkak bëhen “sekretet Suisse”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular