Europa duket se po përgatitet për më të keqen. Një ditë para se të niste ofensiva ushtarake e Rusisë ndaj Ukrainës, një ngarkesë e madhe me tanke u nis me tren nga Venezia në Trieste.
Rusia hodhi sot raketa në shumë qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin, Kiev, duke shënjestëruar objektet e mbrojtjes ajrore dhe infrastrukturën ushtarake, pak para agimit të së enjtes, ndërsa zbarkoi ushtarët në bregun jugor të vendit.
Sulmi filloi menjëherë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi në televizion atë që ai e përshkroi si një “operacion special ushtarak”, të cilin ukrainas thonë se është një pushtim në shkallë të plotë të vendit të tyre, i dyti më i madhi në Evropë.
Presidenti rus u shfaq i zemëruar në një fjalim që u transmetua pak para orës 04 të mëngjesit sipas kohës së Evropës Qendrore, duke theksuar se nuk mund të toleronte më ato, që ai i quajti kërcënime nga Ukraina. Ai e përfundoi fjalimin e tij duke paralajmëruar fuqitë e jashtme që të mos ndërhyjnë, ndryshe do të shkaktonte “pasoja që ata nuk i kanë parë kurrë”.