
Një qytetare ruse është arrestuar në Moskë, pasi me një pankartë në duart ka dalë në rrugët e qytetit duke thënë se është kundër pushtimit të Ukrainës nga shteti i saj.
Ajo ka dalë e vetme me një pankartë në dorë, por “protesta” e saj nuk ka zgjatur shumë sepse ajo është arrestuar menjëherë nga autoritetet ruse dhe është dërguar në stacionin policor.
Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka filluar të merr përmasa të mëdha, ndërkohë që ndërhyrja e Rusisë në orët e para të mëngjesit është dënuar nga ndërkombëtarët.
