Bota nën ethet e Iuftës! Putin është i gatshëm të negociojë, por me një kusht!

Jepi Share

“Moska është e gatshme të negociojë kushtet e dorëzimit me Kievin në lidhje me ofensivën e vazhdueshme ushtarake ruse që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë”, tha sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sipas Peskov, presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u angazhuar në diskutime me homologun e tij ukrainas, me fokus në marrjen e një garancie të statusit neutral. Këto janë terma që, sipas Peskov, do të mundësonin arritjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe do të eliminonin atë që Rusia aktualisht e sheh si një kërcënim për sigurinë e shtetit dhe popullit të saj.

“Presidenti formuloi vizionin e tij për atë që ne do të prisnim nga Ukraina në mënyrë që të zgjidheshin të ashtuquajturat probleme të ‘vijës së kuqe’. Ky është status neutral dhe ky është një refuzim për të vendosur armë”, sqaroi Peskov.

Sekretari i shtypit shtoi se Putini do të përcaktonte kohën e negociatave, por dha garanci se Rusia do të angazhohej vetëm “nëse udhëheqja e Ukrainës është e gatshme të flasë për këtë”.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

Lufta në Ukrainë/ Me pankartë në duar arrestohet qytetarja ruse, cili ishte veprimi i saj që nuk u pëlqeu autoriteteve vendase

Read Next

Putin merr goditjen e paimagjinueshme pas bombardimit të Ukrainës! Ja çfarë ka ndodhur orët e fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular