
Rusia vazhdon të dëmtohet shumë keq nga sanksionet e botës. Edhe pse duket superiore ndaj Ukrainës, dëmi që po i shkaktohet vendit orët e fundit është shumë herë më i madh.
Indeksi kryesor MOEX i Rusisë përfundoi me 33% më ulët në aspektin ekonomik, pas veprimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Ai u rrëzua deri në 45% më herët sot.
Kompanitë dhe bankat e mëdha ruse të energjisë u goditën më së shumti mes pritjeve që Perëndimi do të shpallte sanksione më të ashpra, raporton CNN
Gazprom ra 38% dhe Rosneft ra 40%, ndërsa bankat VTB dhe Sberbank gjithashtu ranë më shumë se 40%.
Rubla ruse mbetet në nivelet më të ulëta, duke rënë 7% kundrejt dollarit amerikan.
