
Presidenti ukrainas, Zelensky ka prekur me fjalët e tij drejtuar liderëve të BE. Mediat e huaja shkruajnë se në një video-konferencë me liderët, ai i ka komunikuar atyre se kjo mund të jetë hera e fundit që mund ta shohin të gjallë.
“Kjo është hera e fundit që mund të më shihni gjallë”, mësohet të ketë thënë Presidenti.
”Armiku është ndaluar në shumë drejtime. Rusia pret të lodhemi, por ne s’do lodhemi”-ka përfunduar ai, raporton CNBC.
Kujtojmë se aktualisht janë duke u kryer luftime në Kiev. Forcat ruse ndodhen shumë pranë kryeqytetit, e nga ana tjetër, ushtria ukrainase ndodhet në gatishmëri për mbrojtje.
