
Rusia tha se nuk është e gatshme të negociojë me qeverinë me Ukrainës derisa operacioni ushtarak të përfundojë.
Presidenti rus më pas i bëri thirrje ushtrisë ukrainase për të përmbysur ‘regjimin’ në Kiev.
Presidenti i Kinës Xi foli me Putinin me telefon, bëri thirrje për zgjidhje diplomatike të luftimeve.
Ukraina thotë se Rusia ka bombarduar 33 qytete në Kiev në 24 orët e fundit.
Dy fëmijë janë raportuar të vrarë në bombardimet në Kiev gjatë natës.
Ukraina i ka ndaluar burrat e moshës 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi për t’i rekrutuar në forcat e armatosura.
Zelensky ka lejuar këdo të çdo moshe të bashkohet me forcat e armatosura dhe u ka bërë thirrje evropianëve nga vendet e tjera të vijnë dhe bashkohen me ta në luftë.
Rusia po dërgon parashutistë në Çernobil pasi e pushtoi atë dje.
Ukraina raportoi nivele ‘anormale’ të rrezatimit në plan mes frikës se çentrali bërthamor ishte prekur gjatë luftimeve.
Rusia pretendon se ka shkatërruar 118 objekte ushtarake ukrainase në 30 orë luftime.
Kryeministri Boris Johnson u zotua se do t’i vijë më shumë në mbështetje Ukrainës në ditët në vijim, Johnson zhvilloi një telefonatë me Zelenskyn të premten në mëngjes.
