
Teksa konfliktet mes Rusisë e Ukrainës janë në ditën e tretë të tyre, ushtria ruse ka pësuar humbje të shumta, njerëzore dhe logjistike.
Duke parë vështirësitë që po has dhe rezistencën e banorëve vendas, Rusia ka nisur “shkatërruesit e qyteteve” drejt Ukrainës.
Sipas mediave ndërkombëtare, në drejtim të Ukrainës tashmë janë nisur njësitë e mortajave të rënda “2S4 Tyulpan 240mm”, të cilat njihen edhe si “shkatërruesit e qyteteve” për shkak të fuqisë së madhe të shpërthimit të predhave që hedhin.
Kujtojmë se janë 3 500 ushtarë të vrarë dhe 102 tanke të shkatërruara deri para pak orësh.Rusia ka humbur 14 avionë, 8 helikopterë, 102 tanke, 536 mjete të blinduara dhe një sistem anti-ajror BUK që nga 24 shkurti, sipas ushtrisë së Ukrainës, raporton KyivIndependent.
Humbjet e shumta, Rusia nxjerr armatimin e rëndë dhe nis
Kremlini humbi gjithashtu mbi 3500 ushtarë, thanë Forcat e Armatosura të Ukrainës më 26 shkurt, ndërkohë që rreth 200 ushtarë janë kapur të gjallë dhe janë tashmë rob lufte.
Sipas mediave ukrainse, Rusia ka filluar rishpërndarjen e njësive rezerviste në zonat në kufi me Ukrainën dhe vazhdon të kryejë sulme ajrore në objektiva ushtarake dhe civilë.
Humbjet e shumta, Rusia nxjerr armatimin e rëndë dhe nis
Sulmet ajrore synojnë qytete si Sumy, Poltava, Mariupol dhe Kiev, të cilat u përballen me luftime të ashpra gjatë natës.



